Flash News


Kosova

Kurti: Nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman

Kurti: Nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar propozimin evropian, të njohur si plani franko-gjerman, ndonëse së fundmi në Serbi është deklaruar se i kanë thënë po këtij plani. Kurti thotë se edhe pala tjetër ka vërejtjet e veta.

Kurti e konsideron propozimin evropian si “bazë e mirë” për normalizimin e raporteve me Serbinë, por ka vërejtje rreth tij, të cilat thotë ua ka dërguar ndërmjetësve.

si “bazë e mirë” për normalizimin e raporteve me Serbinë, por ka vërejtje rreth tij, të cilat thotë ua ka dërguar ndërmjetësve.

Unë kam thënë në takime dhe gjithashtu i kam dhënë të shkruara komentet e mia, andaj nuk është e përshtatshme që konfidencialitetin e bisedimeve ta lëndojmë. Por, e di që nuk është e vërtetë që pala tjetër e ka pranuar këtë propozim. Edhe ajo i ka dhënë vërejtjet e veta”, ka thënë Kryeministri në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

 

Të fundit