Flash News

Kosova

Kurti: Nuk kam ndryshuar qëndrim për “Ballkanin e Hapur”, iniciativë pa platformë

Kurti: Nuk kam ndryshuar qëndrim për “Ballkanin e Hapur”,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se ndan të njëjtin qëndrim për nismën “Ballkani i Hapur”.

Reporteri.net raporton se në një intervistë televizive, Kurti është shprehur se nuk e mbështet nismën, pasi nuk ka as platform dhe as strategji.

“Nuk kam qëndrim tjetër. Ballkani i Hapur, me sa e di unë as ëebsite nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi”, tha Kurti.

Kryeministri ka thënë se nisma nuk është ndërtuar mbi bazën e rregullave të BE.

“Nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nuk e ka financimin e Bashkimit Evropian dhe unë nuk mund ta mbështes një iniciativë të tillë”, theksoi ai.

Në Ballkanin e Hapur bën pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja refuzojnë të jenë pjesë e kësaj iniciative.

Të fundit