Flash News

Kosova

Kurti optimist: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet brenda pak muajsh, ka vullnet

Kurti optimist: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet brenda pak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është optimist se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet brenda pak muajsh. Ai theksoi se pala kosovare ka vullnet për arritjen e kësaj dakordësie.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, Kurti deklaroi se Serbia duhet të distancohet nga e kaluara e Millosheviçit dhe e tashmja nga Putini.

“Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje dhe mbështetja e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por për një marrëveshje duhen dy palë. Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviqit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konflikt në Kosovë”, ka thënë Kurti.

 

 

Të fundit