Flash News

Kosova

Kurti pas mbledhjes së dy qeverive: Nuk duhet ta matim suksesin me njëri-tjetrin

Kurti pas mbledhjes së dy qeverive: Nuk duhet ta matim suksesin me

Shqipëria dhe Kosova mbajtën sot mbledhjen e 8-të përbashkët të dy qeverive. Takimi u zhvillua në Prishtinë ku u nënshkruan edhe 19 marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas mbledhjes ku me një postim në Twitter, shkruan se Kosova dhe Shqipëria nuk duhet ta matim suksesin me njëra-tjetrën, por ta krahasojnë me botën. Kurti shprehet se vendet kanë nevojë për më shumë unitet dhe përafrim në çështjet rajonale.

“Sot mbajtëm mbledhjen e 8-të të përbashkët të qeverisë me Shqipërinë për të vlerësuar progresin që kemi arritur dhe për të nënshkruar marrëveshje të reja në fushën e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit, bujqësisë, si dhe heqjen e kufizimeve kufitare. Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurrë. Por ne nuk duhet ta masim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të krahasojmë me botën. Ne kemi nevojë për më shumë unitet nga rruga jonë dhe përafrim në çështjet rajonale dhe të jashtme. Nuk ka dyshim se historia do të na gjykojë se si e përdorim këtë mundësi historike”, shkruan Kurti në Twitter.

Kurti pas mbledhjes së dy qeverive: Nuk duhet ta matim suksesin me

Të fundit