Flash News

Kosova

Kurti për AFP: Barazia duhet të jetë pika fillestare e bisedimeve me Serbinë

Kurti për AFP: Barazia duhet të jetë pika fillestare e bisedimeve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka deklaruar se do të riformatojë bisedimet me Serbinë për t’i vënë të dyja palët në një pozicion të barabartë.

Dukle folur për agjencinë AFP, tha se do të insistojë që t’i vendosë të dyja palët në pozita të barabarta

 “Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës duhet t’i ndryshojë vendet tona për të mirë. Ne duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur, seriozisht dhe me njerëzit si përfitues përfundimtarë”, shtoi ai.

Kurti tha se Beogradi premton njohjen e Kosovës në fund të negociatave, por kërkon koncesione maksimale ndërkohë.

“Ju merrni sa më shumë që mundeni, ndërsa premtoni një fund që nuk do të ndodhë”, tha ai.

“Kjo është arsyeja përse reciprociteti, barazia nuk mund të jetë rezultati përfundimtar (i bisedimeve), duhet të jetë pika fillestare. Dhe, njerëzit duhet të jenë përfituesit përfundimtarë”, tha Kurti.

Të fundit