Flash News

Kosova

Kurti për Bloomberg: Serbia të bëjë hapin e parë për shtensionimin e situatës në veri

Kurti për Bloomberg: Serbia të bëjë hapin e parë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia duhet të bëjë hapin e parë për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës dhe të mos mbështesë milicinë fashiste.

“Serbia duhet të ndërpresë mbështetjen për milicinë që shkaktoi protesta në veri të Kosovës muajin e kaluar dhe përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht përpara se qeveria të shqyrtojë lehtësimin e qëndrimit. Ne nuk mund t’i nënshtrohemi si një republikë demokratike kësaj milicie të dhunshme. Ne duam që gjërat të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por ju e dini se kjo nuk varet vetëm nga ne”, tha Kurti në një intervistë për “Bloomberg”.

Kryeministri i Kosovës iu përgjigj edhe kritikave nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të për të hequr dorë nga konfrontimi me Serbinë. Kurti tha se qeveria e Kosovës do të vijojë lëvizjet dhe se do të konsiderojë rimbajtjen e zgjedhjeve.

“Qeveria do të lëvizë për të reduktuar forcën policore të dislokuar në rajon dhe do të konsiderojë rimbajtjen e zgjedhjeve të diskutueshme lokale siç kërkohen nga aleatët e saj në SHBA dhe Evropë vetëm pasi Serbia të ndërmarrë hapat e parë”, tha Kurti.

SHBA e cilësoi pezullimin e stërvitjes “Defender 2023” si ndëshkimin e parë për Kosovën, ndërsa Kurti e cilëson të padrejtë.

“Nuk është në rregull të ngacmosh Kosovën. Sa herë që Shtetet e Bashkuara kërkojnë diçka nga ne, ne nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si. Përjashtimi nga stërvitja “Defender 2023 ishte jo i drejtë”, u shpreh Kurti.

 

Të fundit