Flash News

Kosova

Kurti për “Financial Times”: SHBA dhe BE po tregohen shumë të buta ndaj Serbisë

Kurti për “Financial Times”: SHBA dhe BE po tregohen shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për “Financial Times” ka deklaruar se SHBA-të dhe BE-ja po tregohen shumë të buta ndaj Serbisë.

Kurti theksoi se Serbia pa pasur Rusinë nuk mund ta kërcënojë sigurinë e kontinentit.

"Brukseli dhe Uashingtoni duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe t’i japin një afat kohor Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse dhe për të hequr dorë nga përpjekjet për t’u ulur në tre ose katër stola. Sapo Serbia të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, atëherë do të ishte një moment kur ata do të tregonin se duan të integrohen në BE dhe Serbia pa Rusinë nuk mund të kërcënojë sigurinë e kontinentit. Kështu që atëherë mund të besoja se ata në thelb duan paqe. Edhe SHBA-ja, edhe BE-ja nuk do të përpiqeshin më t’i qetësonin ata", është shprehur Kurti.

Kurti ka refuzuar të tregojë nëse Policia e Kosovës do t’i tërheqë njësitë speciale nga veriu, por ka insistuar se ankesat e serbëve për praninë e tyre po pakësohen.

"Qasja e butë e perëndimit është pasojë e shpresës së madhe se sa më shpejt Serbia do të hidhet në kampin demokratik perëndimor. Sipas mendimit tim, ne kemi pritur shumë gjatë për të qenë ende me shpresë”, ka thënë Kurti.

Kurti pranoi se ka “ndonjëherë dallime” me aleatët e tij evropianë dhe amerikanë “kur bëhet fjalë për strategjitë, operacionet dhe taktikat në terren nga njëra anë, dhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Serbinë”, por jo për vlerat apo parimet.

Të fundit