Flash News

Kosova

Kurti për ‘Independent’: Kosova duhet të nëtarësohet sa më shpejt në NATO, mund të jetë viktimë e agresionit rus

Kurti për ‘Independent’: Kosova duhet të

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për ‘The Independent’ deklaroise Kosova mund të jetë vendi i radhës që do të përballet me agresionin rus, ndërsa ka kërkuar anëtarësimin sa më të shpejtë në NATO.

Kurti tha se perëndimi duhet të dallojë synimin e Rusisë për të kryer gjenocid në Ukrainë, duke shtuar se edhe Ballkani Perëndimor mund të përballet me rrezik të shtuar të konfliktit ushtarak për shkak të situatës në Ukrainë.

Mendoj se Ballkani Perëndimor është në rrezik edhe më të madh se vendet baltike dhe Moldavia, sepse atje Rusia do të kishte ndarë një pjesë të forcës së saj ushtarake. Në rastin e Ballkanit Perëndimor nuk do të duhej ta bënte fare këtë, sepse Serbia mund të jetë vlerë e shtuar e agresionit të tyre ushtarak. Ne do të donim të anëtarësohemi në NATO sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjithashtu insistoj që NATO të jetë shumë më vigjilente se sa është tashmë. Në Moskë kemi një udhëheqës të fuqishëm që po pakëson rrugët e tij të arratisjes. Ai nuk është një person që duket i gatshëm të bëjë paqe, përkundrazi do të bëjë përpjekje për zgjerim të luftës. Kjo është arsyeja pse jemi në rrezik”, tha Kurti.

Sipas The Independent, Kosova nuk ka gjasa të realizojë anëtarësim të shpejtë në NATO, ndërsa më shumë se 100 vende e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, katër shtetet anëtare të NATO-s nuk e kanë bërë këtë. Vendi gjithashtu nuk është anëtar i OKB-së, si rezultat i kundërshtimeve ruse. Kurti ka kërkuar që, të paktën, forcat e NATO-s të shqyrtojnë shtimin e pranisë ushtarake në vendin e tij.

 

 

Të fundit