Flash News

Kosova

Kurti për rezultatin zgjedhor: Jo i kënaqshëm. Vjen nga defektet e brendshme dhe i bashkimit të të gjithëve kundër LVV

Kurti për rezultatin zgjedhor: Jo i kënaqshëm. Vjen nga defektet

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku LVV arriti të merrte vetëm katër komuna. Ai tha për mediat se rezultati nuk është i kënaqshëm, duke vënë theksin te problemet e brendshme. Kurti shtoi se kjo vjen dhe si pasojë e bashkimit të të gjithëve kundër Vetëvendosjes.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, tha Kurti.

Ky i fundit shtoi se administrimi i zgjedhjeve ishte i mirë, ndërsa ka uruar drejtuesit e rinj të komunave, duke nënvizuar sfidat që i presin.

“Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ ishte shumë i mirë, i urtoj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje. Do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër ku paratë e mëdha në qytetet tona po shpërlahen duke shkatërruar me ndërtim të egër. Do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë”, tha Kurti. 

Të fundit