Flash News

Kosova

Kurti përkujton Masakrën e Reçakut: Ata që e mohojnë, ëndërrojnë të përsëritet

Kurti përkujton Masakrën e Reçakut: Ata që e mohojnë,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 24 vjetorin e masakrës së Reçakut ku u vranë 45 shqiptarë nga forcat serbe.

Kurti tha se të gjithë ata që mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë që ai të ndodhë përsëri. Kurti shtoi se masakra e Reaçakut është një nga 100 masakrat e kryera në luftë.

“Janë ato pamje të transmetuara nga mediat botërore, të shfaqura përsëri, duke u kthyer ndër imazhet me të cilat bota na njeh si vend i viktimës ku Serbia kreu krime dhe gjenocid. Masakra e Reçakut është një nga 400 masakrat, kjo masakër ndonëse është një prej tyre, është krimi i luftës që ka nxitur më shumë reagime. E dëshmuar nga shumë media vendore dhe ndërkombëtare, masakra e Reçakut u kthye në një nga argumentet më të pakontestueshëm”, ka thënë Kurti.

Ngjarja ndodhi më 15 janar të vitit 1999 në fshatin Reçak. Sipas dëshmitarëve asokohe, Reçaku u zgjua i rrethuar nga forcat serbe të cilat sulmuan me artileri të rëndë fshatin.

Të fundit