Flash News

Kosova

Kurti pret Lajçak dhe këshilltarët francez e gjerman, s’heq dorë nga reciprociteti me Serbinë

Kurti pret Lajçak dhe këshilltarët francez e gjerman,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë e Francës, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne.

Zyra e kryeministrit bën me dije se Kurti theksoi vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë. Ai nuk heq dorë nga reciprociteti, duke thënë se vetëm në këtë mënyrë do arrihet një marrëveshje  ligjërisht të obligueshme.

“Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim. 

Pas Kosovës, Lajçak, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne do të shkojnë në Beograd.

 

Të fundit