Flash News

Kosova

Kurti propozon Glauk Konjufcën për kryeministër të Kosovës

Kurti propozon Glauk Konjufcën për kryeministër të

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar nënkryetarin e saj, Glauk Konjufca për mandatar për kryeministër të Kosovës.

"Unë marr vendin e Glaukut, e ai timin, siç jemi dakorduar bashkë mbërmë", tha kreu i LVV-së, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Kurti iu referua postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe Diasporës, ku Konjufca ishte caktuar në ekzekutivin e propozuar nga Kurti më 26 tetor.

Kjo mbledhje e LVV-së vjen vetëm një ditë para se të kalojë afati 10-ditor i presidentes Vjosa Osmani, për t’i dhënë dikujt mandatin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës apo për të shpallur zgjedhje të reja.

Të fundit