Flash News

Kosova

Kurti refuzon të dëshmojë para Prokurorisë së Posaçme: Veprojnë si kërmij

Kurti refuzon të dëshmojë para Prokurorisë së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme për qasje të njëanshme. Kurti tha se refuzon të paraqitet si dëshmitar në Prokurori.

Ai tha se prokuroria “nuk reagon shpejt kur nuk bëhet fjalë për Lëvizjen Vetëvendosje”, por “vepron menjëherë kur aludohet për ndonjë gabim procedurial të Vetëvendosjes”.

Kurti ka përdorur terma të ashpra ndaj prokurorëve, duke i quajtur ata “kërmij” dhe “lepuj”, gjatë një interviste për KTV.

“Me këtë rast, ajo çfarë unë mund të konstatoj është që kur vjen puna te kërkesat tona për hetim dhe kallëzime penale, prokuroria veprojnë si kërmij, ndërsa nëse del në ndonjë portal ndonjë shkelje procedurale e ndonjë ministri apo ndonjë aludim, nga kërmij të ngadalshëm shndërrohen në lepuj të shpejtë. Nuk ka aktakuza, nuk ka epilog”, ka thënë Kurti.

Të fundit