Flash News

Kosova

Kurti: Serbia nuk dëshiron paqe, sillet si “Rusi e vogël”

Kurti: Serbia nuk dëshiron paqe, sillet si “Rusi e vogël”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për agresionin serb të datës 24 shtator në Banjskë të Leposaviqit, ku u vra rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, teksa po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri.

Në një intervistë për median shtetërore ORF-në, Kurti theksoi se prapa këtij agresioni qëndron presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic.

“Disa ditë pas këtij sulmi terrorist ai u arrestua në Serbi dhe u lirua brenda disa orësh. Presidenti i Serbisë është në krye dhe mbrapa këtij sulmi derisa përpara janë kriminelët që i njohin nga krimi i organizuar në Veri dhe në kufirin me Serbinë”, tha ai.

Kurti tha se agresioni duhet të dënohet nga BE dhe ShBA.

“Shenjat e Serbisë janë gjithandej në këtë akt agresioni dhe duhet të dënohet nga anëtarët e BE dhe SHBA’të pasi nuk ka asnjë dyshim që sulmi nuk ishte se qytetarët kapën armët apo fenomen spontan”, theksoi Kurti.

Shefi i qeverisë kosovare tha se Serbia po sillet sikur një “Rusi e vogël”.

Serbia e di që s’mund ta ketë të gjithë Kosovën por janë vënë pas veriut, ku shumica e strukturave ilegale janë prezente për më shuëm se 24 vjet që nga përfundimi i luftës. Serbia nuk dëshiron paqe, nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe BE, dhe dëshiron ta destabilizojë vendin tonë dhe të marrë territor që ta kompensojë humbjen e luftërave”, tha ai.

Të fundit