Flash News

Kosova

Kurti shkon në Çeki, dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kurti shkon në Çeki, dorëzon aplikimin e Kosovës për

Kryeministri Albin Kurti ka dorëzuar sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian në presidencën çeke të Këshillit të BE-së.

Ai u prit në Pragë nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek.

Dokumenti u firmos nga Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. Por rrugëtimi i Kosovës në BE mund të marrë shumë kohë.

Kujtojmë se ky vendim i Prishtinës zyrtare erdhi pas tensioneve në veri të Kosovës. Vendimi acaroi Beogradit, por fatmirësisht nuk ka nxitur më shumë tensione në komunat veriore.

 

Të fundit