Flash News

Kosova

Kurti: Shpresoj në liberalizimin e vizave, s'kemi alternativë tjetër përveç BE dhe NATO

Kurti: Shpresoj në liberalizimin e vizave, s'kemi alternativë

Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai theksoi se nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s.

“Liberalizimi varet nga gjithsecili vend i BE-së që ti jap fund skepticizmit sepse nuk ka bazë objektive për këtë kundërshtim më. Shpresoj që përfundimisht do ta marrim liberalizimin e vizave…

Ne nuk kemi alternativë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s dhe nuk jemi duke kërkuar alternativë tjetër sepse nuk kemi”, tha Kurti.

Ky i fundit theksoi se qeveria e Kosovës dhe institucionet e mbrojtjes do të vazhdojnë të përgatitjet, së bashku me partnerët e NATO-s, që në të ardhmen Kosova të bëhet anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Të fundit