Flash News

Kosova

Kurti: Shumë shpejt do legjitimojmë Vjosa Osmanin presidente

Kurti: Shumë shpejt do legjitimojmë Vjosa Osmanin presidente
Albin Kurti, Vjosa Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Presidenti do të zgjidhet sapo të bëhet  zëvendësimi i deputetëve që tashmë janë bërë ministra.

Ai tha se Vjosa Osmani do të legjitimohet shumë shpejt si presidente, duke theksuar se ishte deputetja më e votuar

“Sa të bëhet zëvendësimi i deputetëve që janë bërë ministra, do të mund të thërrasim një seancë të radhës, në të cilën padyshim sigurt atë që e votoj populli me 300 mijë vota do të mund ta legjitimojmë edhe me votat e nevojshme në Kuvend”, tha Kurti për gazetarët, pasi bëri homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Pas konstituimit të Kuvendit të ri, kryetari Glauk Konjufca mban postin e ushtruesit të detyrës derisa të zgjidhet Presidenti i ri.

Të fundit