Flash News

Kosova

Kurti: S’shkova në Bruksel për targat, por për marrëveshje finale me Serbinë. Tregon se çfarë i tha Borrell

Kurti: S’shkova në Bruksel për targat, por për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt ka deklaruar se nuk shkoi në Bruksel për çështjen e targave, por për një marrëveshje finale me Serbinë.

Ai tha se nuk është koha për hapa të vegjël teknikë, por për zgjidhje finale. Më tej shtoi se çështja e targave duhet të zgjidhet brenda 48 orëve.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri theksoi se në Bruksel ishte për propozimin franko-gjerman, ndërsa hodhi akuza se BE-ja nuk ishte e interesuar për këtë ide.

“Unë nuk kam shkuar në Bruksel për të biseduar për targat. Kam shkuar për të biseduar për marrëveshjen finale. Pra, për propozimin franko-gjerman.

Kur kam qenë në Paris i kam thënë përfaqësuesit Borrell që duhet ta diskutojmë propozimin franko-gjerman dhe më ka thënë që është propozim i BE-së e jo i Francës dhe Gjermanisë. Por, në Bruksel e pash që po të ishte propozim i BE-së, nuk do të hiqte dorë aq kollaj. Aty u binda se qenka propozim franko-gjerman”, tha Kurti.

 

Të fundit