Flash News

Kosova

Kurti takohet me Lajçak në Greqi: Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë

Kurti takohet me Lajçak në Greqi: Moti ishte shumë më i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në Greqi aty ku Kurti mori pjesë në Simpoziumin SYM.

Kurti ka ndarë një foto me Lajçak në profilin e tij në Twitter. Kurti shkruan se ka folur me Lajçak për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Pata një bisedë të gjatë me emisarin Miroslav Lajcak, në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë, për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Kurti.

Të fundit