Flash News

Kosova

Kurti takon sot tre policët që u rrëmbyen në Veri

Kurti takon sot tre policët që u rrëmbyen në Veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot me Rifat Zekën, Beqir Sefin dhe Mustafë Shemin, tre policët që u rrëmbyen në veri të vendit.

 Tre policët u rrëmbyen ditën e 14 qershorit.  Në momentin e lirimit të tyre, kryeminstri ishte në Londër, teksa ka përshëndetur lirimin e tyre.

“Gjatë qëndrimit tim në Londër, morëm lajmin e gëzueshëm për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat speciale ushtarake e policore të Serbisë me 14 qershor.

13 ditë pas ata janë në Kosovë e me familjet e tyre. Do t’i takoj për t’i falënderuar për qëndresën dhe për t’u uruar mirëseardhje”, tha Kurti në njoftimin e tij.

Dje Kurti ka përfunduar vizitën e tij të tretë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Të fundit