Flash News

Kosova

“Kurti të dalë nga guaska e izolimit”, deputetja ironizon Ramën: Në verë akulli shkrihet shpejt!

“Kurti të dalë nga guaska e izolimit”, deputetja ironizon

Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka reagur pas deklartave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është futur në një “guackë  izolimi”.

Në një postim në Twitter, Kusari i ka bërë thirrje Ramës që të mbyllë ‘Ballkanin e Hapur”.

Gjithashtu me ironi ajo shkruan se është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt, duke ju referuar fjalëve të Ramës për ngrirjen e marrëdhënieve më Serbinë nëse nuk liron 3 policët e rrëmbyer të Kosovës.

“I dashur kryeministër Edi Rama është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt. Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut. Kidnapimi & mbajtja e policëve është arsyeja e kamotshme”, shkruan ajo.

Të fundit