Flash News

Kosova

Kurti thirrje Serbisë: Ndalni nxitjet, para se të ketë humbje jete

Kurti thirrje Serbisë: Ndalni nxitjet, para se të ketë humbje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë një thirrje Serbisë pas sulmi të një nate me parë në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Kurti nëpërmjet një postimi në “Twitter” i kërkon Serbisë të ndalë menjëherë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete.

Ai shton se si pasojë e sulmit në komunë për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar, por sipas tij, mund të kishte shumë të tillë.

Mbrëmë ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat që ndodheshin afër.

Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”, ka shkruar ai.

Të fundit