Flash News

Kosova

Kurti uron 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Sjell gjithmonë të njëjtin emocion

Kurti uron 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët me rastin e 112 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë me rastin festimit të 28 Nëntorit.

Kurti është shprehur se 28 Nëntori sjell gjithmonë të njëjtin emocion.

“Nuk janë të rralla rastet që mblidhemi në këtë datë, këtu në ngjarjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, për të përkujtuar ngjarjen tonë më të madhe, atë të themelimit të subjektivitetit të kombit shqiptar. E megjithatë, ky tubim ka gjithnjë të njëjtin emocion”, u shpreh Kurti.

Të fundit