Flash News

Kosova

Kurti viziton fshatin Varagë pas shpërthimit në kanalin e Ibër–Lepencit, disa persona të arrestuar

Kurti viziton fshatin Varagë pas shpërthimit në kanalin e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot fshatin Varagë në Zubin Potok, ku ka ndodhur shpërthimi në kanalin e Ibër–Lepencit.

Gjatë vizitës, ai ka folur për mediat duke theksuar se Policia ka realizuar kontrolle në banesa dhe ka kryer arrestime, ndërsa ka zbuluar prova dhe dëshmi materiale për ngjarjen.

Kurti theksoi se personat përgjegjës për shpërthimin do të përballen me ligjin dhe drejtësinë e Republikës së Kosovës.

Ai falënderoi punonjësit e Policisë, inxhinierët dhe ekspertët për angazhimin e tyre në sanimin e pasojave.

Sipas Kurtit, janë realizuar riparime të pjesshme të kanalit, duke arritur të rikthehen më shumë se çereku i prurjeve të ujit, të cilat janë të rëndësishme për ftohjen e elektranave dhe furnizimin me ujë. Hetimet vazhdojnë ndërkohë që Bastisjet dhe arrestimet janë ende në proces.

Të fundit