Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Kurti zbardh takimin me presidentin e KE: Ngrita shqetësimet për sulmet e fundit terroriste
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë detaje nga takimi me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Përmes një postimi në “X”, Kurti shkruan se i ka rikonfirmuar Costas përkushtimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me BE-në dhe avancimin e aspiratave për anëtarësim.
“Gjatë takimit tonë dypalësh dhe darkës së përbashkët me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, HR/VP Kaja Kallas dhe Komisioneren Evropiane për Fqinjësi dhe Zgjerim, Marta Kos, ngrita shqetësimet në lidhje me kërcënimet dhe e vazhdueshme ndaj sigurisë sonë, duke përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën tonë kritike, dhe kërkova llogaridhënie”, ka shkruar Kurti në “X”.