Flash News

Kosova

Kurti zbardh takimin në Bruksel, çfarë diskutoi me presidentin Vuçiç

Kurti zbardh takimin në Bruksel, çfarë diskutoi me presidentin

Kryeministri Albin Kurti ka zbardhur diskutimet dhe bisedën e zhvilluar në Bruksel gjatë takimit me diplomatin e BE-së Joseph Borrel dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Kurti tregoi se ka ofruar në Bruksel trajtimin e të drejtave të pakicave respektive, përfshirë edhe garancionet përkatëse si për serbët në Kosovë, ashtu edhe për shqiptarët në Serbi.

Kryeministri u shpreh pesimist lidhur me zhvillimet e dialogut Kosovë-Serbi, teksa tha se nukkapasur dakordësi nga ana e Vuçiç për zbatimin e marrëveshjeve.

“Fatkeqësisht ky shtjellim i imi nuk u shoqërua me kontribut pozitiv nga pala tjetër, e cila në vend të ideve ka nxjerrë vetëm konstatime se nuk janë të interesuar për normalizim të plotë, por për hapa të vegjël e gradual”, tha ai.

Kurti tha se kishin planifikuar të rrinin në Bruksel edhe përtej 18 gushtit me bindjen se marrëveshja përfundimtare do ta konsumonte pjesën më të madhe të kohës.

Të fundit