Flash News

Kosova

Kush është i riu që u vra nga policia në Kosovë

Kush është i riu që u vra nga policia në Kosovë

Personi që shihni në foton e mëposhtme është një nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë, i cili u vra ditën e sotme nga policia e Kosovës.

 Dukagjin Gashi, me profesion kuzhinier, dyshohet se është një prej autorëve të grabitjes së argjendarisë në Suharekë, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka mbetur i vrarë Gashi gjatë aksionit të Policisë.

Kush është i riu që u vra nga policia në Kosovë

Mediat në Kosovë shkruajnë se Gashi ishte i dyshuar se së bashku me vëllain e tij Korabin, i cili është arrestuar. Mësohet se ata kishin luftuar krah ISIS në Siri.

Në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ishin tre persona të maskuar dhe të armatosur rëndë. Ata u pikasën nga një patrullë e policisë, ndaj të cilës nuk ngurruan të hapin zjarr.

Të fundit