Flash News

Kosova

Kuvendi i Kosovës mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme, pritet të votohet buxheti i vitit 2021

Kuvendi i Kosovës mblidhet në një seancë të
Kuvendi i Kosovës

Sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet buxheti i vitit 2021.

Kjo seancë është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me kërkesën e më shumë se 40 deputetëve nënshkrues.

LDK-ja ka kërkuar që kjo mbledhje të mbahet para zgjedhjeve të parakohshme.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kanë bërë thirrje të votohet sot buxheti për vitin e ardhshëm.

Po ashtu edhe Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do ta votojnë buxhetin.

Gjithashtu pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

Seanca e jashtëzakonshme pritet të mbahet sot në orën 11:00. 

Të fundit