Flash News

Kosova

Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë

Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën që dënon gjenocidin serb

Kuvendi i Kosovës ka miratuar këtë të mërkurë rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë. Të pranishëm në sallën e parlamentit kanë qenë 89 deputetë, ku të gjithë votuan pro miratim të kësaj rezolute.

Rezoluta dënon ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.

Rezoluta konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë. Po ashtu shprehet pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që kanë pësuar në gjenocidin e Srebrenicës, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ju shpreh ngushëllime anëtarëve të mbijetuar të familjeve.

Në korrik të vititi 1985, forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga Ratko Mlladiq, kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në një zonë të mbrojtur nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara, në dhe përreth Srebrenicës.

Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën që dënon gjenocidin serb

Të fundit