Flash News

Kosova

Kuvendi i Kosovës nuk e miraton rezolutën për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit

Kuvendi i Kosovës nuk e miraton rezolutën për zbatimin e

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar një rezolutë të LDK-së për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit, e cila u nënshkrua më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo u nënshkrua nga ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçin, në prani të ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Pro kësaj rezolute votuan vetëm 24 deputetë, ndërsa 57 të tjerë abstenuan. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e abstenuan miratimin e rezolutës, e cila parashikonte që qeveria ta zbatonte marrëveshjen e Washingtonit.

SHBA-ja vazhdimisht ka deklaruar se pret nga Kosova dhe Serbia t’u përmbahen detyrimeve që dalin nga ajo marrëveshje.

Të fundit