Flash News

Kosova

Kuvendi i Kosovës paguan mbi 100 mijë euro paga për 10 deputetët serbë në 6 muaj

Kuvendi i Kosovës paguan mbi 100 mijë euro paga për 10

Duket se dhjetë deputetë serbë të cilët janë pjesë e Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, po marrin pjesë në seanca vetëm sa për të vazhduar mandatin e tyre. Vetëm për paga, buxhetit të shtetit, këta deputetë i kushtojnë mbi 100 mijë euro për gjashtë muaj.

9 prej tyre janë deputetë të Listës Serbe kurse i dhjeti është nga Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Pa punuar asnjë minutë, për gjashtë muaj, buxhetit të Republikës së Kosovës, prezenca e tyre i ka kushtuar mbi 100 mijë euro. Ndaj për sjelljet e deputetëve të këtij legjislativi, Kuvendi i Kosovës është duke përpiluar një Kod të Etikës.

Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit të Kosovës tha se kjo sjellje e Listës Serbe është një papërgjegjësi të cilën ata në vazhdimësi e kanë treguar si sjellje në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Ne për t’i mbajtur më shumë në përgjegjësi jemi duke e ndërtuar një kod të etikës sepse Rregullorja e Kuvendit vërtetë bazohet në Kushtetutë dhe Kushtetuta është mjaft liberale sa i përket deputetit dhe nuk mund t’ ika marrësh mandatin deputetit.

Mirëpo kodi i etikës të cilin jemi duke e përpiluar sepse Kuvendi i Kosovës ka qenë njëri nga parlamentet e vetme në Evropë i cili nuk ka kod të etikës. Në kod të etikës parashihen disa masa më të ashpra sa u përket të gjithë deputetëve të cilët nuk e ushtrojnë me përgjegjësi man datin e tyre prej të zgjedhurit të popullit”, tha Konjufca, raporton RTKlive.

 

 

Të fundit