Flash News

Kosova

Kyçen në qeli edhe për dy muaj adoleshentët që rrahën për vdekje 18-vjeçarin në Podujevë

Kyçen në qeli edhe për dy muaj adoleshentët që

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të vazhdohet edhe me dy muaj masa e paraburgimit për dy të dyshuarit lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë.

Kujtojmë që 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu, nga Podujeva, u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike. Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi ndërroi jetë.

Dy të dyshuarit që ndodhen prapa hekurave për këtë rast janë E.Kadriu (16-vjeçar) dhe A.Abdullahu (17-vjeçar).

Sipas Prokurorisë, dy të miturit e kishin goditur 18-vjeçarin me shkop, duke shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK.

Të fundit