Flash News

Kosova

Lajçak nga Samiti i Selanikut: Të hiqen vizat për Kosovën

Lajçak nga Samiti i Selanikut: Të hiqen vizat për Kosovën

I dërguari special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak ka qenë pjesë e Samitit të Selanikut ku ka bërë thirrje që të hiqen vizat edhe për qytetarët e Kosovës.

Lajçak shtroi edhe rëndësinë e nisjes së bisedimeve për integrimin evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Për mua pyetja nuk është nëse duhet, por kur dhe si hap të parë do të rekomandojë të nisin bisedimet pa shtyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës”, tha Lajçak.

Në këndvështrimin e Lajçak, dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev ka ardhur për shkak se BE-ja nuk e mbajti premtimin për çeljen e negociatave. Sipas tij, Bashkimi Evropian humbi një nga partnerët më besnikë.

“Kryeministri Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk ka mundur ta përmbushë premtimin e tij për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ndërsa premtimin e tij nuk e përmbushi jo për shkak se nuk kishte kryer pjesën e tij, por për shkak se ne, Bashkimi Evropian, nuk kemi mundur ta përmbushim pjesën tonë. Si pasojë e kësaj, humbën një partner i cili ishte besnik ndaj idesë evropiane, konstruktiv dhe i përkushtuar, një nga partnerët më të mirë në rajon. Për mua është sinjal i qartë se rajoni nuk ka kohë për ta në pritur dhe është koha që Bashkimi Evropian të veprojë për shkak se do të humbin më shumë partnerë evropianë”, u shpreh ai.

 

Të fundit