Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Lajçak nis nesër një vizitë 3-ditore në Kosovë, zbardhet axhenda
Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nis nesër një vizitë tre ditore në Prishtinë. Zyra e BE-së në Kosovë njofton se Lajçak do të qëndrojë në Kosovë nga e hëna (27 qershor) deri të mërkurën (29 qershor).
Ai do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, drejtues të partive opozitare dhe zyrtarë të huaj të akredituar në Kosovë. Në përfundim të vizitës, ditën e mërkurë, Lajçak do të zhvillojë edhe një konferencë për mediat.
“Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kjo vizitë vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë. Por edhe pasi zhgënjimi në Kosovë është rritur, pasi nuk ka marrë një sinjël pozitiv për heqjen e vizave dhe anëtarësimin në NATO.
Sikurse dialogu me Serbinë, edhe aderimi në organizmat ndërkombëtare është në vëmendje të Prishtinës zyrtare, kryesisht pas luftës në Ukrainë.