Flash News

Kosova

Lajçak sot në Prishtinë, do të takohet me Bislimin

Lajçak sot në Prishtinë, do të takohet me Bislimin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohet martën në Kosovë me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, nuk është përmendur arsyeja e vizitës. Nuk është konfirmuar as nëse Lajçaku do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Lajçak viziton Kosovën një ditë pas një takimi në Athinë me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç. Pas takimit me zyrtarin serb, Lajçak ka thënë në X – platformë e njohur më parë si Twitter – se me Vuçeviçin ka biseduar për situatën e dialogut me Kosovën dhe për marrëdhëniet BE-Serbi.

 

Të fundit