Flash News

Kosova

Lajçak takohet me Vuçiçin: Biseduam për zgjedhjet në veri dhe kthimin në dialog

Lajçak takohet me Vuçiçin: Biseduam për zgjedhjet

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për situatën në veri të Kosovës.

Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale [në veri] me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin në dialog.

Takimi dhe udhëtimi ndihmuan për të qartësuar hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Të fundit