Flash News

Kosova

Lajçak takon Kurtin në Greqi, diskutimet

Lajçak takon Kurtin në Greqi, diskutimet

Kryeministri Albin Kurti është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak në Greqi.

Ky i fundit ka bërë me dije se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun me Serbinë.

“Me Albin Kurtin diskutuam për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, ka shkruar Lajçak.

Pak ditë më pare, Lajçak deklaroi se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet dy palëve dhe se pret që ato të finalizohen së shpejti. BE ka kërkuar edhe një takim mes Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç.

Të fundit