Flash News

Kosova

Lajçak viziton javën e ardhshme Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi

Lajçak viziton javën e ardhshme Kosovën, Serbinë dhe Malin

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor në javën e parë të marsit.

Sipas mediave kosovare, ai do ta nisë vizitën e tij me Kosovën nga data 1 deri më 3 mars, do vazhdojë vizitën në  Serbi nga 3 deri me 4 mars, dhe do e përfundojë me Malin e Zi nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak planifikon të takohet me udhëheqësit politike të të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

Kjo vizitë e emisarit të BE’së vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, nga ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit bashkë me listën e Vjosa Osmanit.

Të fundit