Flash News

Kosova

Largimi i forcave amerikane nga Kosova, reagon KFOR: NATO po përshtatet vazhdimisht me një mjedis në ndryshim

Largimi i forcave amerikane nga Kosova, reagon KFOR: NATO po përshtatet

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës Veriatlantike, përfshirë praninë e tyre në Evropë.

Kjo deklaratë vjen pas raportimeve nga media gjermane Bild, ku shkruante për përgatitjet e Italisë në rast të tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova.

“Zyrtarët amerikanë kanë riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj NATO-s dhe kanë theksuar se parandalimi dhe mbrojtja e Aleancës duhet të mbeten të fuqishme. Si pjesë e kësaj, SHBA-ja ka bërë të qartë pritshmëritë e saj që aleatët e NATO-s të kontribuojnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të rrisin prodhimin në mbështetje të sigurisë së përbashkët”.

“NATO po përshtatet vazhdimisht me një mjedis në ndryshim, si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur gatishmërinë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.  

Të fundit