Flash News

Kosova

Largohen flamujt serbë, vendoset flamuri i Kosovës në Komunën e Zubin Potokut

Largohen flamujt serbë, vendoset flamuri i Kosovës në

Largohen flamujt serb që ishin të vendosur ne objektin e Komunës së Zubin Potokut, duke u zëvendësuar me flamurin e Kosovës.

Ndërsa më herët, kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka arritur të hyjë brenda objektit të komunës.

Gjatë hyrjes së tij në komunë, Zeqiri është shoqëruar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se, Policia e Kosovës përdori gazin lotsjellës dhe shok-bombat për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar rreth objekteve komunale.

Paraprakisht, Policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se pesë pjesëtarë të saj pësuan lëndime, ndërsa katër makina u dëmtuan gjatë përleshjeve.

 

Të fundit