Flash News

Kosova

Lejoi shfaqje e financuar nga Kosova, arrestohet kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc

Lejoi shfaqje e financuar nga Kosova, arrestohet kreu i Shtëpisë

Policia e Serbisë e ka arrestuar mbrëmjen e sotme kryetarin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili.

Lajmin e ka bërë të ditur Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter.

Vela shkruan se Ismaili është arrestuar për shkak se ka lejuar një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës.

“Policia e Serbisë ka arrestuar kryetarin e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës! Represioni i egër nga regjimi i Vuçiqit”, ka shkruar ai.

Vela ka kërkuar që Ismaili të lirohet menjëherë nga paraburgimi.

Të fundit