All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Liberalizimi i vizave, Osmani: Fitore jo vetëm për Kosovën, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë

All - Paragraf - 1

Liberalizimi i vizave, Osmani: Fitore jo vetëm për Kosovën, por

Vjosa Osmani ka reaguar pas miratimit të liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian. Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Facebook”, Presidentja e Kosovës e quajti këtë vendim një fitore jo vetëm për vendin e saj, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë.

All - Paragraf - 3

POSTIMI I PLOTË

Vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është fitore, jo vetëm për vendin tonë, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë. Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme.

Më 1 janar 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj. Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha.

Të fundit