Flash News

Kosova

Liberalizimi i vizave për Kosovën, vendimi del në gazetën zyrtare të BE-së

Liberalizimi i vizave për Kosovën, vendimi del në gazetën

Është publikuar në gazetën zyrtare të BE-së Rregullorja 2023/850 e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë lajm e ka bërë të ditur, drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Ai shkruan se sipas nenit 2 të Rregullores ajo hyn në fuqi me 15 maj 2023.

"Sapo u publikua në gazetën zyrtare të BE-së Rregullorja 2023/850 e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas nenit 2 të Rregullores ajo hyn në fuqi me 15 maj 2023. Kjo do të lejoj mjaftueshëm kohë institucioneve të Kosovës të ndërmarrin fushatat e nevojshme të informimit për të drejtat dhe obligimet e qytetarëve që burojnë nga lëvizja e lirë në Zonën Shengen, por edhe do jap mjaftueshëm kohë autoriteteve kufitare të vendeve të BE-së të përgatiten për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës nga 1 janar 2024.", shkruan ai.

Të fundit