Flash News

Kosova

Lihen në burg policët e rrëmbyer në Kosovë nga serbët

Lihen në burg policët e rrëmbyer në Kosovë nga

Gjykata serbe ka lënë në burg 3 policët e rrëmbyer në Kosovë nga forcat serbe dy ditë më parë.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Kralevë dha masën “arrest me burg”, pas kërkesës së prokurorit.

Kujtojmë që rrëmbimi i policëve ka sjell reagime të shumta dhe nga ndërkombëtarët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se më herët se, mesa duket, prokurori në Serbi i ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm kundër tre policëve të arrestuar, ndërsa i ka mbajtur në fuqi vetëm akuzat për posedim të paligjshëm të armëve.

Kurti i bëri komentet gjatë një adresimi në Forumin e Prespës në Strugë.

Të fundit