Flash News

Kosova

Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Petkoviç: Vendimi është ligjor, jo politik

Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Petkoviç: Vendimi

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar pas në reagimin e vendimit të Gjykatës së Lartë në Kraljevë për lirimin e 3 policëve të Kosovës.

Petkoviç tha se vendimi është gjyqësor dhe jo politik, duke shtuar se Beogradi do të luftojë për të gjithë serbët e arrestuar në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

"Ne këtu kemi një vendim gjykate, pavarësisht nëse jemi të kënaqur apo jo, Serbia është shtet ligjor dhe këtu duhet të respektohen vendimet e gjykatave, për dallim nga Prishtina ku nuk ka gjykatë, nuk ka gjykatës, as prokurori, por të gjitha.

Vendimet i marrin Kurti dhe Sveçlja, të cilët arrestojnë serbët me lista, paraqesin prova inekzistente dhe gjithçka që është në kundërshtim me qasjen që mbizotëron në Serbinë qendrore”, tha Petkoviç.

Të fundit