All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Lirohen tre policët kosovarë të arrestuar nga Serbia

All - Paragraf - 1

Lirohen tre policët kosovarë të arrestuar nga Serbia

Tre policët të cilët u rrëmbyen në Kosovë nga autoritetet e Serbisë u lanë të lirë sot nga Gjykata e Kralevës.

All - Paragraf - 3

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Më 16 qershor, policëve iu caktua masa e paraburgimit, por Gjykata e Kralevës nuk tregoi se sa është periudha e paraburgimit për zyrtarët policorë të Kosovës.

Pas rrëmbimit ka patur shumë thirrje nga ndërkombëtarët për lirimin e tyre, por deri sot ata u mbajtën në burg në Serbi.

Të fundit