Flash News

Kosova

Lista Serbe bojkoton zgjedhjet në veri: S’do të marrim pjesë

Lista Serbe bojkoton zgjedhjet në veri: S’do të marrim

Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të zhvillohen në komunat veriore. Kujtojmë që pas tensioneve në veri, presidentja Vjosa Osmani vendosi që në katër komunat e veriut të mbahen zgjedhje më 18 dhjetor.

“Duke marrë parasysh vendimin e Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës dëshirojmë të informojmë opinionin se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe as qytetarët që mbështesin partinë tonë, prej të cilave mbi 95% janë në këto në këto hapësira”, shkruan Lista Serbe.

Kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, që të gjithë nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje më 5 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave me targa të paligjshme serbe.

Të fundit