Flash News

Kosova

Lista Serbe ‘kërcënon’: Nëse heq barrikadat, Kosova do të marrë përgjigjen e merituar

Lista Serbe ‘kërcënon’: Nëse heq barrikadat, Kosova

Lista Serbe ka kërcënuar hapur Kosovën pas deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili tha se institucionet kanë të gjitha kapacitetet për të larguar barrikadat në veri.

Sveçla po ashtu kaloi darkën me zyrtarë të policisë në Bërnjak. Vizita e tij në veri të Kosovës, është konsideruar si provokim i Kurtit nga Lista Serbe.

“Ai e di shumë mirë se nuk ka ardhur në komunat serbe në veri të Kosovës dhe as s’ka çfarë të kërkojë në rajonet tona. Theksojmë se populli serb është i përkushtuar për paqen në këto zona dhe deklaratat e Sveçlës se është i gatshëm të vazhdojë të përdorë dhunën dhe të heqë barrikadat me dhunë janë në favor të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës”, ka thënë Lista Serbe.

Lista Serbe ka kërcënuar se institucionet e Kosovës se do të marrin përgjigjen e popullit serb nëse tentojnë t’i heqin barrikadat.

“Ne do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë paqen dhe popullin tonë nga sulmet e Prishtinës, por nëse njësitë e Kurtit tentojnë të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, do të marrin përgjigjen e popullit serb që e meritojnë”, ka deklaruar Lista Serbe.

Të fundit