Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së në Kosovë

Lista Serbe subjekti kryesor i serbëve të Kosovës, tha të martën se do të ankohet në Panelin për Ankesa pas vendimit të një dite më parë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili nuk e certifikoi këtë subjekt për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Zyrtarë të Listës Serbe thanë sot gjatë një konference shtypi se do të shfrytëzojnë të gjitha mjetet politike dhe demokratike për të përmbysur vendimin.
“Gjatë ditës do të paraqesim ankesë në Panelin Zgjedhor dhe pres një vendim të qartë prej tyre për ta refuzuar këtë vendim të pakuptimtë, kundër serbëve dhe jodemokratik të (Albin) Kurtit”, tha kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek.
Ai tha se vendimi nuk ka bazë ligjore dhe është dëshmi se sa shumë dëshiron që Albin Kurti të eliminojë serbët nga këto treva.
“Jemi të vetëdijshëm për të gjitha keqbërjet që përdorë Albin Kurti ndaj Listës Serbe sepse ai e sheh listën tonë si kundërshtare serioze. Për këtë ka iniciuar procedura kundër të gjithë udhëheqësve të Listës Serbe, por edhe drejtorëve në sistemin publik që funksionojnë në kuadër të Republikës së Serbisë, duke theksuar se po luftojmë kundër rendit kushtetues të Kosovës”, tha zoti Elek.
Të hënën dy anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votuan për certifikimin e kësaj liste, shtatë abstenuan, ndërsa kundër votuan përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se kjo parti e themeluar dhe e mbështetur nga Beogradi nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Zyrtarë të lëvizjes Vetëvendosje thanë se Lista Serbe ka përdorur emrin jokushtetues të Kosovës dhe nuk i ka dënuar sulmet e një viti më parë në Banjskë dhe atë të muajit të kaluar në kanalin e ujësjellësit në veri.
Kryetari i Listës Serbe, Zlatak Elek tha se termi "Kosova dhe Metohia” është plotësisht i ligjshëm pasi sipas tij përfaqëson një toponim.
"Dhe në vend të rroftë Republika e Kosovës thashë rroftë Republika e Serbisë. Ja, sot po ua them qartë se, para së gjithash, jam krenar që jam serb dhe krenar që i thashë ato fjalë. Qëndroj fort pas çdo fjale të shqiptuar në atë videoklip", tha ai.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmes një përgjigje të shkruar për Zërin e Amerikës tha se Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Kosovës.
“Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur. Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, thuhet në përgjigjen e presidentes Osmani.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i pyetur nga gazetarët gjatë një konference të martën mbrëma në Prishtinë, tha se askush nuk ka mundur të presë qëndrim ndryshe nga lëvizja Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kundruall Listës Serbe.
“Kur ja shtojmë edhe sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit i cili është kryer nga nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç, i cili vazhdon që edhe kësaj dite të jetë de fakto shefi i Listës Serbe, sepse eksponentët e Listës Serbe në krye me Zlatan Elek që është kryetar i Listës Serbe takohen me (Milan) Radoiçiçin në Serbi, marrin instruksione ose më saktë urdhëra prej tij, është e qartë se qëndrimi ynë si lëvizje Vetëvendosje që i kemi përfaqësuesit në KQZ nuk ka mundur të jetë ndryshe dhe në në të njejtën kohë kemi alarmuar se çfarë po ndodh”, tha ai.
Kryeministri Kurti tha se Lista Serbe nuk është distancuar ndaj sulmit në Banjskë të Zveçanit.
“Qëndrimi negativ, veprimet destruktive dhe sjellja penguese e Listës Serbe ndaj Republikës së Kosovës janë të njohura publikisht për të gjithë. Lista Serbe fatkeqësisht po e përfaqëson shtrirjen e gjerë dhe shkallën e lartë të hyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe në zgjedhjet tona demokratike”, tha kryeministri Kurti.
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nxiti reagime të shumta të misioneve ndërkombëtare.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë shprehu siç tha shqetësimin e thellë lidhur me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe ndërsa e quajti vendim të nxitur nga kriteret e motivuara politikisht.
Misioni në Kosovë i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë tha se e sheh me shqetësim moscertifikimin e Listës Serbe ndërsa i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të ruajë integritetin e procesit dhe të sigurojë që hapat e ardhshëm të jenë gjithëpërfshirës dhe në përputhje me parimet demokratike.
Vëzhguesit e procesit zgjedhor thonë se zyra për certifikimin e subjekteve politike ka rekomanduar certifikimin e Listës Serbe që nënkupton se ajo i ka plotësuar kriteret minimale ligjore për të qenë pjesë e zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar tashmë 27 subjekte politike, prej të cilave: 19 parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit. Pesë nga subjektet e certifikuara janë nga radhët e komunitetit serb. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38