Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate
Aktorët e konfrontimit në rrugët e Serbisë sot janë fëmijët e lindur apo rritur gjatë këtij shekulli. Ndërsa vëmendja e botës është drejtuar në kriza të tjera në botë, po ajo botë ka supozuar se disi me kalimin e kohës do të shërohen edhe plagët e së kaluarës, se gjeneratat e reja që do të rriten në Serbi do të jenë vetvetiu demokratë e liberalë si shumica e bashkëmoshatarëve të vet evropianë. Serbia nuk ka ditur apo dashur të ballafaqohet me të kaluarën. Sot problemi i saj po bëhet mosdija e ballafaqimit me të tashmen

Nga Veton Surroi
1.Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një lëvizje më e gjerë popullore). Dalja e tij qe shenjë se edhe pushteti di të protestojë në rrugë, për më tepër se këtë mund ta bëjë edhe për shkak se gëzon përkrahje të gjerë të qytetarëve, përkrahje kjo që verifikohet ritualisht në zgjedhje që nga viti 2012, të cilat i fiton vëllai i tij në krye të një lëvizje politike populliste.
Duke iu afruar pikave ku ishin protestuesit kundër pushtetit kamerat shënuan klithjen e grupit të Andrej Vuçiqit drejtuar kundërshtarëve: “Ustashë, ustashë…!”
Gjatë po së njëjtës natë protestuesit kundër pushtetit formuluan klithjet e tyre drejtuar presidentit serb të cilin përkrahësit e tij e quajnë “Aco Srbine” si vulosje popullore e kredencialeve të tij kombëtare a nacionaliste. Klithja kundër Vuçiqit ishte “Aco Šiptare!”
Protestuesit pastaj e bënë të qartë se çka mendonin për përkatësinë etnike të pushtetit duke sfiduar në formë të njësitet e policisë speciale me pyetjen e klithjen “pse nuk shkoni në Kosovë?”; po të shkonin në Kosovë, njësitet speciale të policisë së Serbisë do të duhej sipas traditës të rrihnin e vrisnin shqiptarë, një lloj roli i nënkuptueshëm që dallon prej këtij që po zbatonin e që po bëhej, rrahja e rëndomtë e serbëve.
2.Serbia ka hyrë në një tendosje të paprecedentë mes dy palëve të konfrontuara, një tendosje që nuk besoj të ketë ekzistuar as gjatë rënies së Millosheviqit më 5 tetor të vitit 2000. Një çerek shekulli pas rënies së Millosheviqit, kjo tendosje nuk është mes “partizanëve” e “çetnikëve”, mes “komunistëve” e “demokratëve” apo “pro-evropianëve” dhe “pro-rusëve”, por ka arritur të jetë diçka që thjeshtësohet në ofendimin e huliganëve të futbollit dhe kështu lufta mes adhuruesve të pushtetit të Vuçiqit dhe kundërshtarëve të tij është luftë mes “šiptari” dhe “ustashëve”.
Natyrisht, jo të gjithë protestuesit pro e kundër pushtetit quajnë njëri-tjetrin “šiptar” apo “ustash”, por më duket se ky manifestim ligjërues i një nate mund të jetë indikativ për një prerje fenomeni shoqëror të Serbisë. Në të shihet ringjallja e termit “šiptari” si një ofendim. Në Jugosllavinë socialiste e duke respektuar formën e drejtë gjuhësore, qytetarët serbë kishin të drejtë të zgjidhnin termin “Albanci” për bashkëqytetarët e tyre por disa prej tyre zgjidhnin “šiptari” jo vetëm për të bërë dallimin mes shqiptarëve të Shqipërisë e atyre të ish-Jugosllavisë, por edhe për të përshkruar me të statusin më të ulët shoqëror të të emërtuarit. “Šiptar” nuk ishte aq përcaktim etnik sa përcaktim i rangut shoqëror, të profesioneve të punës fizike. “Šiptar” ishte në Beograd emri tjetër për hamallin që duhej të bartte qymyrin për djegie apo sharrëxhiun që duhej të priste e paloste drutë për djegie në dimër.
Dhe kështu, kur protestuesit e quajnë presidentin Vuçiq “šiptar” e bëjnë këtë me dy synime. Një, që të tregojnë se ai nuk është “Aca Srbin” e duke qenë “šiptar” është e kundërta e mbrojtësit të interesave kombëtare serbe. Dhe dy, me këtë term ai është edhe për një shkallë më ulët shoqërore e civilizuese sesa çdo qytetar serb.
Një qëllim të ngjashëm ka edhe përdorimi i termit “ustash”. Termi, i cili është emri i formacioneve kuislinge kroate gjatë Luftës së Dytë Botërore, filloi të përdorej në Serbi gjatë zhbërjes së ish-Jugosllavisë në një përpjekje për të treguar se lufta e serbëve të armatosur (“të popullit të paarmatosur”) për okupimin dhe ndarjen e Kroacisë ishte luftë e “antifashistëve” kundër “ustashëve”. Që nga ajo kohë çdokush që kundërshton politikën nacionaliste serbe në Kroaci është “ustash”, e kjo përjashton pakkënd në atë vend. Dhe, si një zgjatim ligjërues, tash është “ustashe” lëvizja studentore e drejtuar kundër presidentit Vuçiq.
3.Që të dyja emërtimet janë pjesë e një modeli të vjetër e të njohur dehumanizimi. Nëse Vuçiqi është “šiptar”, atëherë ai është jo vetëm mish i huaj në Serbi, por edhe i përket një rangu shoqëror që e bën një ditë të arsyetuar edhe dhunën kundër tij. Dhuna e serbit kundër serbit (e vëllait kundër vëllait) nuk është e pranueshme, por ta përdorësh kundër “šiptarit” nuk është jo vetëm e tolerueshme, por është tradicionalisht e krejtësisht legjitime. Aq më tepër është legjitime, në këtë interpretim, sot kur ajo shtresë e ulët që dikur quheshin “šiptari“ krijuan prej Kosovës shtet të pavarur e të njohur prej një pjese të madhe të civilizimit, madje atij më të ngritur.
Kështu bëhet krejtësisht e historikisht e arsyeshme dhuna që do zbatuar ndaj “ustashëve”, emërtimit që lidhet me përndjekjen sistematike të serbëve në Luftën e Dytë Botërore dhe që u jepet pastaj të gjithë kroatëve që krijuar shtetin e tyre të pavarur dhe e bënë anëtar të NATO-s e BE-së.
Në një formë të çuditshme Serbia po përgatitet për një luftë të re. Përgjatë viteve nëntëdhjetë dehumanizimi i kundërshtarëve në viset e tjera të Jugosllavisë ishte paralajmërim për një fushatë dhune kundër tyre. Sllovenët ishin “stallëxhi të Vjenës”, kroatët “ustashë”, boshnjakët “turq” e shqiptarët thjesht “šiptari” – që të gjithë pjesë e një konspiracioni të madh antiserb Vatikan-CIA-Iran. Duke qenë stallexhi, ustash, turq a šiptari bëhej më e lehtë lufta kundër tyre.
Tash, pas të gjitha luftërave kundër popujve të tjerë, Serbia po hyn në një ligjërim që duhet ta arsyetojë dhunën ndaj kundërshtarëve politikë brenda vendit. Lufta “shqiptaro-kroate” kështu po shndërrohet në luftën e fundit të Serbisë.
4. Aktorët e konfrontimit në rrugët e Serbisë sot janë fëmijët e lindur apo rritur gjatë këtij shekulli. Ndërsa vëmendja e botës është drejtuar në kriza të tjera në botë, po ajo botë ka supozuar se disi me kalimin e kohës do të shërohen edhe plagët e së kaluarës, se gjeneratat e reja që do të rriten në Serbi do të jenë vetvetiu demokratë e liberalë si shumica e bashkëmoshatarëve të vet evropianë. Një pjesë e intelektualëve kritikë në Serbi tërhiqnin vërejtjen se Serbia, si edhe e tërë hapësira e ish-Jugosllavisë duhet të ballafaqohet me të kaluarën, si një lloj bazamenti i nevojshëm për demokraci, si diçka që me shembullin e vet e bëri Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore.
Në rezolutat e ndryshme të Parlamentit Evropian e në programet e Procesit të Berlinit është theksuar herë pas here se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën. Ajo jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por e ka rishkruar të kaluarën në mënyrë që çdo krim ndaj popujve të tjerë, përfshirë edhe gjenocidin, të ketë arsyetim e arsyeshmëri brenda sistemit të vlerave të shtetit bashkëkohor serb.
Serbia nuk ka ditur apo dashur të ballafaqohet me të kaluarën. Tash problemi i saj po bëhet mosdija e ballafaqimit me të tashmen.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38